Fjala përshëndetëse e drejtorit me rastin e kuizit mbarëkombëtar të diturisë, mbajtur më 7 mars 2011, me moton " Një gjuhë , një kulturë një komb një flamur"
Takimi përshëndetës me arsimtarin Sami Avdiu
Atij që rrezatoj mirësi tek ne(kushtuar pedagogut të shkollës, të cilin pensionimi e ndau nga puna me ne) Raportet mësues-nëxnës janë perherë të shkëlqyera, por gjithsesi mendoj që secili nga ne ka pasur një mësimdhënës që i ka ngelur në zemër përherë dhe që ka pasur një respekt të vaçantë ndaj tij apo saj. Me këtë rast do të veçoj një person shumë të nderuar, i cili më bëri të kuptoj rëndësinë mbi edukaten dhe arsimin. Ky është pedagogu Sami Avdiu.Çdo të premte në paralelen time shihej një gëzim i madh, sepse po atë ditë, ato 40 minuta apo ato 2400 sekonda i kalonim duke biseduar per tema shumë interesante, duke na treguar shumë gjëra nga përvoja pedagogu ynë i dashur. Pedagogun e cilësoj si një person me tipare dhe virtyte të larta, i cili i thotë PO të mirës dhe drejtësisë dhe JO të keqes apo urrejtjes. Si unë ashtu edhe çdo nxënës tjeter në fytyren e pedagogut, shohim çdo ditë duke çelur trëndafila të kuq. Ai çdo hap që e bënte në klasë ishte një qiell i kaltër pa asnjë re. Kur fliste më dukej sikur rrezet e diellit depërtotni dhe hynin në klasë. Kur buzëqeshte ishte qielli vet, apo kur e nevrikosnin ndonjëherë ishte një qiell i mbuluar plot me re. Mbi të gjitha kur flisje me pedagogun të dukej sikur po flisje me ndonjë perëndi apo me një njeri shumë të ditur.Te pedagogu çdo pyetje kishte përgjigjen e duhur. Ai asnjëherë nuk humbte vullnetin e nxënësve për të provuar diçka të re që ndoshta u nevojitej edhe në jetë.Te pedagogu asnjëherë nuk shihej lodhje dhe ishte një person që nuk dorëzohej kurrë para padrejtësisë. Për mos e zgjatur më shumë i uroj edhe 65 vite të tjera plot me shëndet dhe të mira në jetë.Të gjitha këto fjalë do t’i fus në një kornizë të vogël: Ti ishe, je dhe do të mbetesh një mësimdhënës në kuptimin e plotë të fjalës. Punoi: Blerina Nazifi kl. IX-5